Aktualitet

DËGJOJENI MIRË! Gjici shfrenon fantazinë: Edhe Gjermania s’i ka bërë këto investime

7 Dhjetor 2021, 11:48 Nga DOSJA
DËGJOJENI MIRË! Gjici shfrenon fantazinë: Edhe Gjermania

KUKËS– Shqipëria ka pasur gjithmonë konkurrencë me Gjermaninë në aspekte të ndryshme, por tani kemi kaluar në përqëndrim më lokal! Shqipëria mesa duket ka kohë që e ka kaluar, por së fundmi Kukësi është rivali më i fundit një prej shteteve më të fuqishme të Europës. Këtë e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku Safet Gjici, i cili është shprehur se që prej kur ka marrë drejtimin e Bashkisë, ka bërë investime që nuk janë bërë as në Gjermani. E këtë fakt ia kanë konfirmuar edhe emigrantët që jetojnë atje, fjalën e të cilëve Gjici duket se e merr për referencë.

“Ne po pastrojmë përditë. Që kur kemi marrë Bashkinë i kemi dhënë përparësi qytetit. Edhe njësive adminisrtrative. Mirëpo investimi që është bërë këtu në lagjen 4, 5, 6 që është edhe siç bëjnë disa që vijnë edhe nga Gjermania. Edhe Gjermania s’e ka hedhur këtë investim. Nuk dua të them se krahasohemi me Gjermaninë se është shumë i madh,”-tha në fjalën e tij Gjici.


Nuk e besoni? Për më tepër shihni pamjet! Ç’ka më shumë Berlini e Mynihu?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kukes plehrat ne kukes safet gjici kukes plehrat ne kukes safet gjici

Sondazh

Poll