Aktualitet

Moti i keq! Përmbytje në Shkodër e Durrës.80% e Lezhës pa drita, pezullohet lundrimi

6 Dhjetor 2021, 06:22 Nga DOSJA
Moti i keq! Përmbytje në Shkodër e Durrës.80% e Lezhës

TIRANË– Moti i keq është rikthyer në vendin tonë, kësaj herë në formën e cikloneve dhe stuhive të shiut. Por pikërisht këto shira, kanë shkaktuar përmbytjet e para, duke “pushtuar” 200 hektarë tokë në zonën e Murriqanit. Ishte dalje e përroit të Valvaderit, ai që ka përmbytur tokat, ndërkohë që dje u parashikua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, se një situtatë e vështirë pret edhe zonën e Obotit.

Ndërkohë që në Theth është shtuar intesiteti i dëborës, duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve të vogla. Pas Shkodrës, Durrësi ka situatën më të keqe, pasi disa nga rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë. Po ashtu, për shkak të reshjeve të shiut shumë fshatra në Lezhë e Elbasan kanë mbetur pa furnizim të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes (OSHEE) gjithashtu ka bërë me dije se problem mbeten rrufetë, duke shtuar se përveç Lezhës e Elbasanit, situata nuk shfaqet e mirë as në Dibër dhe Shkodër.

Në kryeqendrën e veriut ka patur probleme të furnizimit me energji elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës 35 kV, ndërsa në Lezhë 80% e fshatrave kanë mbetur në terr prej disa orësh. Ndërkohë që bashkë me shiun, në vend ka nisur edhe dëborë. Nga ana tjetër edhe ARRSH i kërkon të gjithë qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes, pavarësisht se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë.

Për shkak të motit të keq, në Vlorë janë pezulluar lundrimet e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit për 6 ditët e ardhshme, ndërsa në portin e Durrësit, puna vijon si normalisht, por me disa vonesa në akorimin e tragetëve. Shirat do të vazhdojnë edhe sonte gjatë darkës por vetëm nesër do të kemi ndërprerje të reshjeve të shiut, pasi priten masa të ftohta polare që do depërtojnë në territor duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas MeteoAlb pasditja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Edhe nata vijon në zonat malore me prezencë të pakët të reshjeve të dëborës. Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -2°C deri në 14 °C. Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 5 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shirat e rrëmbyeshëm sjellin përmbytjet e para në Shkodër, qindra hektarë nën ujë

Moti i keq/ Krifca: Hidrovoret në funksion të plotë, po i mbajmë në nivel normal

Si liqen! Pezullohet mësimi në shkollën 9-vjeçare të Domjes, shkak shirat e dendur

Moti i keq në Shqipëri/ Situata ende e qetë në portin e Durrësit, ankorohen tragetet

Moti i keq, reagon OSSH: Problem rrufetë, zonat më problematike Dibra e Shkodra

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, Bashkia: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Kukësi përfshihet nga moti i keq, bllokime rrugësh dhe vështirësi në qarkullim

Moti i keq në Qarkun e Elbasanit, rënie gurësh dhe disa zona pa energji elektrike

Moti i keq në vend! ARRSH: Udhëtoni me kujdes në ditët me shi

Stuhia lë në errësirë fshatrat e Lezhës! Qyteti ‘pushtohet’ nga uji, fryhen lumenjtë

Moti i keq në Durrës! Përmbytet rruga e Currilave, probleme me qarkullimin e mjeteve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll