Aktualitet

Shtyhet seanca në KPA për Luan Dacin, ONM kërkon shkarkimin e tij

6 Dhjetor 2021, 14:15 Nga DOSJA
Shtyhet seanca në KPA për Luan Dacin, ONM kërkon shkarkimin e tij

TIRANË– KPA ka shtyrë për nesër seancën ndaj Luan Dacit. Shtyrjen e kërkoi vetë Daci i cili kërkoi që për shkak të kohës së kufizuar të ketë shtyrje të seancës.

Ai kërkoi kohë për 2-3 ditë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.

Daci u dënua me 6 muaj heqje lirie nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak muaj më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur për falsifikim dokumentash.

Gjithçka nisi pasi ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare dhe u provuan edhe nga SPAK, që doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci luan daci

Sondazh

Poll