Aktualitet

Detajet “pikante” nga Fest60, rikthehet Xhemi Shehu në krah të Ardit Gjebreas

6 Dhjetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Detajet “pikante” nga Fest60, rikthehet Xhemi Shehu në krah

TIRANË – Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën për të sjellë përpara publikut festën e rëndësishme të muzikës shqiptare, në mbrëmjet e 27,28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve.

Gjatë konferencës për shtyp, stafi i Festivalit tha se edicioni do ndahet në tri net, ku do të bashkohet historia, e tashmja dhe ajo që pritet t’i ndodhë muzikës shqiptare në të ardhmen, aksesi në tregun europian të këngës. Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë i pranishëm çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të “Eurovisionit”, pasi fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, i cili do të mbahet në Torino të Italisë.

Detajet mw tw fundit kanw dalw dhe wshtw bwrw e ditur se Drejtori i Festivalit, Martin Leka, i ka besuar regjizurwn Redi Trenit, kurse skenografinw Albi Çifligut. Skenari wshtw i gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti kurse prezantimi i wshtw besuar  Xhemi Shehut dhe Jonida Maliqit si dhe Isli Islamit e Kelvi Kadillit, me drejtimin artistik të Elton Dedës.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv e producentit Ardit Gjebrea, në një rol të veçantë mbi historinë e Festivalit. Ai është përfolur prej kohësh dhe më në fund ka supozime se  se do ta shohim në skenë si prezantues në një nga netët live

Netët e Festivalit do të përcillen me publik, me numër të kufizuar, duke respektuar certifikatën e vaksinimit dhe tamponin me rezultat negativ.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kulture fest60 festivali i 60 i rtsh festivali i rtsh festivali i rtsh-së fest60 festivali i 60 i rtsh festivali i rtsh festivali i rtsh-së

Sondazh

Poll