Aktualitet

I treti i grupit të terrorit në Lezhë! Kush është Alesio, pjesë e bandës së ‘Audit’

6 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
I treti i grupit të terrorit në Lezhë! Kush është

LEZHË – Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim tre të rinj në Lezhë, mes tyre edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rrajës, pasi u futën në një lokal të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin pronarin e lokalit me të cilin kishin një sherr.

Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë, janë të rinjtë që tashmë janë në kërkim nga Policia e Shtetit.

Po kush është Alesio Dobrozi. 31-vjeçari është lakuar si emër në të famshmen çështje të bandës ‘Audi’ në Itali, që ngriti në këmbë shtetin fqinj, për shkak të grabitjeve spektakolare që kjo bandë, përfshirë edhe Dobrozin, kryenin në zona të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje, Dobrozi u dënua në vitin 2018 nga shteti fqinj me 4 vite e 6 muaj burg dhe 800 euro gjobë.

LAJMI KRYESOR: ‘Terrori’ në lokalin në Lezhë! Shpallen në kërkim 3 autorët, mes tyre Ramazan Rraja

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alesio dobrozi ramazan rraja roan brahimi terrori ne lokalin ne lezhe alesio dobrozi ramazan rraja roan brahimi terrori ne lokalin ne lezhe

Sondazh

Poll