Aktualitet

Moti i keq/ Situata në Gjirokastër: Rrugët janë të kalueshme

6 Dhjetor 2021, 09:24 Nga DOSJA
Moti i keq/ Situata në Gjirokastër: Rrugët janë të

 GJIROKASTËR-Moti i keq me rreshje të mëdha shiu nuk ka sjellë probleme për qarkun e Gjirokastrës. Deri tani situata është e qetë, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka probleme me energjinë elektrike në asnjë njësi.

Situata në të gjithë territorin e bashkisë:

Rrugët në të gjitha njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.

Lumi Drino dhe Lumi i Kardhiqit janë në nivelin e shtratit.

Përroi i Çullos po mbahet në monitorim dhe deri tani nuk paraqet asnjë problematikë.

Prita te përroi i Ficos dhe prita te përrio i Granicës janë pa probleme.  Deri më tani nuk ka probleme me energjinë elektrike në asnjë njësi. Situata në bashkitë Përmet dhe Këlcyrë është e qetë.

Lumi Vjosa dhe përrenjtë kryesorë janë brenda shtratit të tyre me prurje minimale. Probleme në komunitet dhe infrastrukturë nuk ka pasur.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi gjirokaster moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll