Aktualitet

Shkon në spital me dëmtime në kokë, vdes një burrë në Shkodër (EMRI)

6 Dhjetor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Shkon në spital me dëmtime në kokë, vdes një burrë

SHKODËR– Një person është dërguar në orët e para të mëngjsit në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim për dëmtimet që pësoi, mirëpo ndërroi jetë. Policia informon se në orën 04:00 të mëngjesit, është dërguar në spital 76-vjeçari Rrustem Curraj, i cili u hodh nga dritarja e katit të dytë të banesës së tij. I moshuari mori dëmtime në kokë ndaj u dërgua menjëherë në spital, aty ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë. Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rrustem curraj shkoder vdes një person në shkodër rrustem curraj shkoder vdes një person në shkodër

Sondazh

Poll