Aktualitet

Moti i keq në Qarkun e Elbasanit, rënie gurësh dhe disa zona pa energji elektrike

6 Dhjetor 2021, 08:06 Nga DOSJA
Moti i keq në Qarkun e Elbasanit, rënie gurësh dhe disa zona pa

ELBASAN – Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë, ka sjellë probleme të mëdha edhe në Qarkun e Elbasanit, ku raportohet se në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh, që kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, bëhet me dije po ashtu se, në Bashkinë e Përrenjasit dhe në disa fshatra përreth ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Të pranishme janë problemet me fidrin nr.7 e nr.8 ku si pasojë ka mungesë furnizimi me energji në disa fshatra përreth, si dhe fidri nr.4 në Bashkinë Cërrik, i cili shkakton mungesa në Nj. Adm Mollas e Pishaj të Bashkisë Gramsh.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll