Aktualitet

Nipi i tij i shpallur në kërkim, Rrahman Rraja: E dija se ishte jashtë shtetit!

6 Dhjetor 2021, 09:21 Nga DOSJA
Nipi i tij i shpallur në kërkim, Rrahman Rraja: E dija se ishte

TIRANË– Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja. Në një reagim për ‘fax neës’ Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

LAJMI KRYESOR:‘Terrori’ në lokalin në Lezhë! Shpallen në kërkim 3 autorët, mes tyre Ramazan Rraja

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rahman rraja ramazan rraja rahman rraja ramazan rraja

Sondazh

Poll