Aktualitet

VD/ MOMENTI kur Ramazan Rraja dhe miqtë e tij futen brenda lokalit në Lezhë

6 Dhjetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
VD/ MOMENTI kur Ramazan Rraja dhe miqtë e tij futen brenda lokalit në

LEZHË– Ky është momenti kur Roan Brahimi, Alesio Dobrozi dhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë, u futën brenda lokalit në Lezhë, duke krijuar terror.

Tre të rinjtë të cilët tashmë janë larguar nga Shqipëria, kanë kryer kontroll në lokal për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një personi që është mik i tyre. Të rinjtë kanë shkuar të armatosur në lokalin në pronësi të personit Ani Kola, dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar).

Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit. Ramazan Rraja dhe dy shokët e tij pasi kanë konstatuar se personi që kërkonin nuk ndodhej në lokal, kanë marrë kartat e identitetit të klientëve dhe i kanë verifikuar. Më pas janë larguar.

LAJMI KRYESOR: ‘Terrori’ në lokalin në Lezhë! Shpallen në kërkim 3 autorët, mes tyre Ramazan Rraja

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ramazan raja terrori ne lokalin ne lezhe ramazan raja terrori ne lokalin ne lezhe

Sondazh

Poll