Aktualitet

Miku i Rrajës! Kush është 29-vjeçari i shpallur në kërkim për ‘terrorin’ në Lezhë

6 Dhjetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Miku i Rrajës! Kush është 29-vjeçari i shpallur në

LEZHË– Tre të rinj janë shpallur në kërkim në Lezhë, mes tyre edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rrajës, pasi u futën në një lokal të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin pronarin e lokalit me të cilin kishin një sherr.

Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë, janë të rinjtë që tashmë janë në kërkim nga policia e shtetit.

Brahimi është i njohur për policinë, pasi është arrestuar në vitin 2018, pasi udhëtonte me armë, bizhuteri dhe një sasi te madhe eurosh me vete. Ai u vu në pranga nga policia e Lezhës, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë.

LAJMI KRYESOR: ‘Terrori’ në lokalin në Lezhë! Shpallen në kërkim 3 autorët, mes tyre Ramazan Rraja

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet roan brahimi terrori ne lokalin ne lezhe roan brahimi terrori ne lokalin ne lezhe

Sondazh

Poll