Aktualitet

Masa të reja në Kosovë!Nga sot nis kufizimi i orarit, qytetarët të jenë të vaksinuar

6 Dhjetor 2021, 06:16 Nga DOSJA
Masa të reja në Kosovë!Nga sot nis kufizimi i orarit,

KOSOVË – Nga dita e sotme, qytetarët e Kosovës do të duhet të paraqesin dëshmi vaksinimi nëse duan të përdorin disa shërbime. Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja parandaluese për parandalimin e përhapjes së virusit koronavirus, e sidomos tashmë kur është zbuluar varianti i ri Omicron. Gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza.

Në një nga masat thuhet se në transportin publik, stafi dhe pasagjerët duhet të posedojnë një nga dëshmitë për COVID-19 në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë. Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

Po ashtu gjithë përfituesit nga skemat sociale e pensionale janë të liruar nga paraqitja e rregullt. Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e shoqërore. Gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30. Në taksi lejohet të udhëtohet vetëm me dy udhëtarë.

Gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza. Deri në atë datë, personat që hyjnë në Kosovë lejohen me dëshmi vaksinimi me dy doza, apo të kenë një dozë të vaksinës së bashku me testin PCR jo më të vjetër se 48 orë apo një dozë të vaksinës së bashku me dëshminë se e ka kaluar COVID-19.

Gjithë shtetasve që hyjnë në Kosovë si dhe personave me lejeqëndrim të përkohshëm apo përhershëm, u jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alarmuar për katër rreziqe me të cilat mund të përballemi së shpejti nga varianti i ri i COVID-19 – “Omicron”. Në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, Kurti mes tjerash tha se ekziston rreziku për një valë të re nga ky variant.

Kurti ka thënë se këto masa janë marrë duke u bazuar në katër pika: ardhja e mërgatës në Kosovë për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike në shtetet prej nga pritet të vijnë pjesë dërmuese e mërgimtarëve, shkalla e ulët e vaksinimit në Kosovë, dhe shfaqja e variantit të ri të COVID-19, i cili është më lehtë i transmetueshëm, Omicron.

Me tej, Kurti tha se varianti i ri ka gjasë të përhapet mbi dy herë më shpejt se ‘Delta’, dhe rrit dukshëm rrezikun e infektimit të atyre që janë infektuara më përpara nga një variant tjetër. “Omicron”, të paktën deri tash, po shkakton hospitalizime të fëmijëve, sidomos fëmijëve nën moshën pesëvjeçare. Gati të gjithë këta fëmijë, i kanë pasur prindërit të pavaksinuar. Mjeti ynë më i fortë dhe më efikas, mbetet vaksinimi masiv”.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se pavarësisht situatës qetë epidemiologjike, Kosova rrezikohet nga varianti Omicron i cili është më i përhapshëm se varianti Delta.

Maska mbetet e detyrueshme, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar veturën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në veturë, gjatë vrapimit e ushtrime fizike apo gjatë ngrënies apo pijes.

(e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni albin kurti kosove masat anti-covid ne kosove omicron albin kurti kosove masat anti-covid ne kosove omicron

Sondazh

Poll