Politike

Përgjimet e BILD, Basha: Tregojnë afrimitetin e Ramës dhe ministrave me kriminelët

20 Qershor 2019, 13:25 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD, Basha: Tregojnë afrimitetin e Ramës dhe

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild”, për të cilat u shpreh se është kryeministri Rama ai që sipas tij ka planifikuar çdo gjë.

Me një deklaratë për mediat, nga selia blu, Basha tha se përgjimet dëshmojnë përfshirjen e aparatit shtetëror me në vjedhjen e votave.

Praktikisht janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Rama në të gjithë venditn. Ky është përfundimi që i madh e i vogël nxjerr nga përgjimet e Bild. Na kanë dëshmuar në detaje skemën e metodat e kësaj vjedhje. Kupola e PS nuk ka bërë asnjë dallim.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, me vrasës, grabitës. Kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur cdo mjet të paligjshëm për të vjedhur votën. Kanë blerë vota me para në dorë, kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur cdo mjet është përdorur pa asnjë kufizim. Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild, është aleanca krim rilindje ka përdorur gjithë administratën për vjedhjen e zgjedhjeve, nga drejtues në punonjës.

Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve, çdo gjë është bërë me planifikimin dhe kontrollin e tij. Është Edi Rama që e ka bërë bashkë këtë lukuni karakteresh dhe personazhesh. Ai ka fituar afërsinë si ta përdorë pushtetin për të koordinuar i9nteresat korruptove me pushtetin politik dhe si ta bëj politikanin të bashkëpunojë me kriminelin. Ky është gjenialiteti i Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bomba e tiede edi rama lulzim basha përgjimet e bild bomba e tiede edi rama lulzim basha përgjimet e bild

Sondazh

Poll