Politike

Tensionet në vend, Meta apel palëve politike: Nuk është momenti për prova force, por për dialog

20 Qershor 2019, 12:38 Nga DOSJA
Tensionet në vend, Meta apel palëve politike: Nuk është

TIRANË- Në një situatë të tensionuar politike, teksa shumica nuk tërhiqet nga 30 qershori, duke nisur procedurat per shkarkimin e presidentit, Meta ka dale sot me një tjetër dekaratë.

Meta iu bën thirrje palëve politike për dialog, duke shprehur njeherësh gatishmërinë e tij për të kontriubuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Deklarata e plotë e presidentit Ilir Meta:

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Deklarata e Metës vjen një ditë pas përplasjeve dhe sulmeve në disa KZAZ, ku mbështetësit e PD dhe LSI dëmtuan dhe dhunuan materialet zgjedhore për shkak të dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori ilir meta kriza politike zbrazja e kzaz-ve te votimit 30 qershori ilir meta kriza politike zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll