Politike

Rama: Negociatat mund të mos çelen në tetor, por “Haxhi Qamilët“ nuk i shmangen dot drejtësisë

20 Qershor 2019, 11:32 Nga DOSJA
Rama: Negociatat mund të mos çelen në tetor, por “Haxhi

 

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare ka deklaruar se negociatat mund të mos çelen në tetor, teksa ka shtuar se ka ardhur koha që “Haxhi Qamilët“, siç i quan ndryshe ata që pengojnë hapjen e tyre, të dalin para drejtësisë.

Rama foli edhe për ndryshimet në kodin penal, ku theksoi shembullin se:”Dënimet janë goxha dhe nëse do të ketë margarinë me vaj palme të maskuar si gjalp për 15 vjet burg, Kodi Penal ia plotëson këtë dëshirë”. 

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend:

Në sistemin që kemi zgjedhur secili përgjigjet për vete dhe paguan për vete para drejtësisë. Sot më vjen mirë që i japim fund disa nevojave me rëndimin e masave ndaj ccdo forme dhune. Prekja me dorë e mjekëve, dhunesit e albitrave, sportistëve ka ardhur koha që të marrim përgjigjie. Sika ardhur koha që t’u jepet përgjigjie atyre që bllokojnë rrugët sepse mendojnë se janë në të drejtën e tyre. E drejta e tyre mbaron kur fillon ajo e tjetrit. Gjithë kjo përpjekje për ta rrumpallizuar vendin duhet që të marrë përgjigjie për efektet që kanë mbi të rejat e të rinjtë. Nëse ata mësohen me shembullin skandaloz se po shkele mbi të drejtat e të tjerëve përfundon në mbretërinë e Qamile Haxhiut.

Ku e gjete?

Ku e gjeta? Është shpriti që flet.

Një tjetër aspekt është ndryshimi i veprave penale që kanë të bëjnë me armët. E konsideroj me shumë rëndësi aspektin që e kemi trajtuar me kohë të mbrojtes së mjedisit nga krimet mjedisore.  Një tjetër shumë i rëndësishëm është ai i sigurisë ushqimore. Boll më me pasiguri dhe lloj-lloj mashtrusësh. Dënimet janë goxha dhe nëse do të ketë margarinë me vaj palme të maskuar si gjalp për 15 vjet burg, Kodi Penal ia plotëson këtë dëshirë.

E fundit, është propozuar një ndërhyrje për të mbrojtur kafshët nga kafshët. Kemi parë akte barbare të kafshëve me dy duar ndaj atyre me katër këmbë. Ka ardhur koha të marrim në mbrojtje ata me katër këmbë. Marrim në mbrojtje ata që nuk e kanë dhuratën e të folurit nga ata që e përbuzin. ata meritojnë të gjithë mbështetjen e atyre që emrin e kanë njeri por nuk e meritojnë. Këto janë të gjithë elementët kryesorë që nuk kanë lidhje as me të majtën dhe as me të djathën. Dhe për t’i thënë mundësinë e konsensusit, i japim më shumë kohë opozitës.

Maksimumi do të jetë një dëm i madh që do të na pengojë me negociatat në tetor. Nuk e përjashtoj. Por maksimumi mund të arrijë këtë. Reformës në drejtësi dhe daljes para drejtësisë këta Haxhi Qamilë nuk i shmangen dot. Këtë do ta thotë edhe vetë filxhani i Qamile Haxhiut.

(a,m, k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave seanca plenare 20 qershor 2019 edi rama hapja e negociatave seanca plenare 20 qershor 2019

Sondazh

Poll