Politike

Përgjimet e Bild/ Reagon sërish Peter Tiede: Sulm ndaj meje me profile false, kam fshirë disa

20 Qershor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Përgjimet e Bild/ Reagon sërish Peter Tiede: Sulm ndaj meje me profile

Gjermani- Pasi mbrëmë publikoi 10 përgjimet të tjera për dosjen 184, të cilat trazuan edhe njëherë politikën shqiptare ka reaguar sërish gazetari Peter Tiede.

Tiede shkruan se është bërë ‘pre’ e sulmeve nga profile false në rrjetet sociale ndërsa thotë se ka raportuar e fshirë disa prej tyre, dhe do të vijojë ta bëjë kur të ketë pak më shumë kohë.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes përgjimet e bild peter tiede bombat e tiedes përgjimet e bild peter tiede

Sondazh

Poll