Politike

Deputeti socialist flet pa doreza: Ka pasur ndërhyrje për punësime në administratë

20 Qershor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Deputeti socialist flet pa doreza: Ka pasur ndërhyrje për

Tiranë- Arben Pëllumbi deputeti socialist e ka pranuar hapur  se ka pasur ndërhyrje në administratë për punësimin e njerëzve në qeverinë Rama.

Në një prononcim për mediet ai është shprehur se PS ka edhe përgjegjësi morale për përgjimet e publikuara.

“Duhet lënë Prokuroria të bëjë punën e saj. Ka pasur ndërhyrje në administratë për të punësuar njerëz, por mazhoranca jonë ka bërë shumë. PS e ka bërë të qartë qëndrimin, ne nuk mbrojmë askënd, nëse ka një çështje penale. Pa dyshim që ka edhe përgjegjësi morale në përgjimet e publikuara”, është shprehur deputeti i PS.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben pëllumbi bombat e tiedes arben pëllumbi bombat e tiedes

Sondazh

Poll