Politike

Përballja EPIKE e Ramës me Gjuzin: Kokë e zbrazët. Deputeti s’i ndahet. Kryeministri i lutet 3 herë: Për atë shami…

20 Qershor 2019, 11:12 Nga DOSJA
Përballja EPIKE e Ramës me Gjuzin: Kokë e zbrazët. Deputeti

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka patur të vështirë përballjen në Kuvend me deputetin e ardhur në Kuvend  nga listat e PD, Kujtim Gjuzi.

Teksa fliste për presidentin Ilir Meta, dhe rolin e tij në konflikt, ndërsa Gjuzi i kërkoi të fliste për BILD.

Rama tha se përgjimet e BILD dalin për kokat e zbrazuara si të Gjuzit.

Replika e plotë:

Kujtim Gjuzi: O zotëri fol për përgjimet e BILD

Edi Rama: Nëse vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë s’do jenë më as kryepleq. Përgjimet dalin pikërisht për një ekuivalencë zbraztësie për koka të tilla, si koka e këtij që më drejtohet mua.

Doni të vazhdojmë luftën me përgjime. Doni të shohim kush është ai që ka frikë nga zgjedhjet dhe kush është ai që i fiton zgjedhjet duke vjedhur.

Kujtim Gjuzi: O zotëri, fol për atë o zotëri…

Edi Rama: Naltmadhëni të lutem, s’të ndërpreva kur fole…të lutem, të lutem, të lutem… për atë shami që ke në xhep mos bëj Flamurin me mustaqe (Flamur Noka). S’kemi patur ty këtu të na kthjellosh. Jemi shumë të lumtur që tani të kemi këtu…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi seanca plenare 20 qershor 2019 edi rama kujtim gjuzi seanca plenare 20 qershor 2019

Sondazh

Poll