Politike

Protestë, dhunë e festë në Shkodër. Opozita përleshet me Policinë, Rama: Ky qytet sfida ime personale (VD)

20 Qershor 2019, 12:05 Nga DOSJA
Protestë, dhunë e festë në Shkodër. Opozita

SHKODËR- Shkodra ishte qyteti i radhës që u bë shesh betejë për opozitën dhe qeverinë. Për gati tre orë mbështetësit e opozitës u përleshën me Policinë, ku nuk munguan as të plagosurit si nga ana e qytetarëve dhe nga uniformat blu. Por ndërkohë që mbështetësit e opozitës, që drejtoheshin nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, po përplaseshin me Policinë, Edi Rama ka hyrë në Shkodër.

Qyteti ishte i ndarë në dy pjesë, në të parën bëhej luftë, ndërsa në të dytën po festohej ardhja e Ramës. Shkodra ndërkohë qëndronte në shtetrrethim ku gati 1000 forca policie, të reparteve të FNSH dhe RENEA ishin në terren. Ata kishin rrethuar të gjithë zonën ku do të mbante mitingun Rama, për t’u dukur situata e qetë. Por vetëm pak metra më tej qyteti ziente dhe policia në shumë raste nuk kurseu as gazin lotsjellës.

Në terren kishte zbritur dhe Ardi Veliu, por një tjetër person i rëndësishëm që e shoqëronte Kryeministrin ishte dhe Tom Doshi që sipas burimeve ai kishte siguruar që mitingu do të shkonte i qetë. Rama mbërriti me vonesë në podium dhe prej andej tha se Shkodra është sfida e tij personale.

Por nga ana tjetër e qytetit Voltana Ademi bëri thirrje për largimin e tij, duke thënë se Partia Socialsite ka përdhunuar qytetarët e Shkodrës. Ashtu siç nisi dhe përfundoi, me tensione. Mbështetësit e PD pas largimit të Ramës për më shumë se gjysmë orë kanë protestues sërish, por janë larguar nga Policia dhe më pas janë shpërndarë. Shkodra u rikthye në gjendjen e saj normale, por këtë herë e mbytur nga gazi lotsjellës dhe me rrugicat e saj të shkatërrua nga përplasjet në tubime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mitingu i ramës në vlorë rama sfidon voltana ademin shtyrja e zgjedhjeve tensione ne shkoder voltana ademi edi rama mitingu i ramës në vlorë rama sfidon voltana ademin shtyrja e zgjedhjeve tensione ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll