Politike

Sinjalet për përplasje në KZAZ, pse u tërhoq PD, amerikanët zbarkojnë në Tiranë

20 Qershor 2019, 12:04 Nga DOSJA
Sinjalet për përplasje në KZAZ, pse u tërhoq PD,

TIRANË– Në kohën kur sinjalet se e enjta do të ishte kulmi i aksionit opozitar në bashkitë ku PD dhe LSI janë drejtuese, ndodh e papritura.

Partia Demokratike, me disa reagime të mefshta është tërhequr nga paralajmërimi i djeshëm se pa u larguar materialet zgjedhore nga KZAZ-ët nuk do të kishte tërheqje.

Por çfarë ndodhi në vetëm 12 orë?

Pas mbylljes së përplasjes në Kavajë, PD njoftoi kryetarët e seksioneve dhe degëve se dita e sotme duhet të ishte e qetë.

Nuk dihet nëse kjo lidhet me ndryshimet në Kodin Penal, ku nëse këto ndryshime miratohen sot, atëherë çdo person që do të prishë procesin nuk do të mund të dalë nga Shqipëria për 5-10 vite

Një tjetër pistë që përflitet në korridoret e politikës është edhe ajo se PD është në një presion ndërkombëtar për dhunën dhe përplasjet e dy ditëve të fundit nëpër KZAZ.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prania amerikane është shtuar në Shqipëri dhe disa delegacione të nisura nga SHBA kanë mbërritur.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha qëndrimi i ndërkombëtarëve zbrazja e kzaz-ve te votimit lulzim basha qëndrimi i ndërkombëtarëve zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll