Sport

“Lojtarët nuk treguan karakter”! Shkëmbi në sulm pas humbjes: Disa nuk e kuptojnë…

3 Dhjetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
“Lojtarët nuk treguan karakter”! Shkëmbi në sulm pas

KURBIN– Humbja 5-0 ndaj Laçit ishte një tronditje e vërtetë për skuadrën e Dinamos. Pas humbjes së thellë, trajneri Bledi Shkëmbi deklaroi për “SuperSport” se nuk kishte asnjë shpjegim tjetër dhe se lojtarët duhej të merrnin përgjegjësitë që të dilnin nga kjo situatë.

SKUADRA-Dinamo nuk tregoi karakter. Është e vërtetë që pas 1-0 patëm mundësi të barazonim, në momentin kur po bënim trysni të porta kundërshtare, u goditëm me golin e dytë. Pastaj ishte si fotokopje e ndeshjes me Tiranën, ekipi nuk tregoi karakter dhe tregoi që dorëzohemi shpejt. Ky ishte problemi.

PËRGJEGJËSIA– Kjo në këtë moment zgjidhet duke marrë përgjegjësinë e duke qenë të përgjegjshëm të gjithë. Të paktën sot duhet të kërkojmë falje klubit, presidentit e tifozëve se ishte e turpshme. Nëse secili merr përgjegjësitë e duhura… Nëse në ndeshje japim sa stërvitemi çdo ditë, mendoj se nuk do të ishin e nuk do të jenë këto rezultate. Karakterin ose e ke, ose jo, por në futboll duhet ta kesh se ndryshe turpërohesh ashtu siç ndodhi sot.

NDESHJET-Ndeshjet janë afër, ngelet të merremi me gabimet e sotme. Në ndeshjen e ardhshme është ndaj Teutës, kalendari sa vjen e vështirësohet, por e them që nëse nuk ndryshojmë karakterin, do të kemi probleme. Por jam me shpresë që kemi karakterin e duhur që ta kuptojmë që duhet të ndryshojmë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo laçi shkembi dinamo laçi shkembi

Sondazh

Poll

Sport 3 Dhjetor 2021, 12:04

Policia serbe bllokon klubin kosovar në kufi…

KOSOVE – Mbrëmë policia serbe ka kthyer në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë,  klubin e hendbollit nga Peja, “Besa Famgas”.Lajmi u publikua në rrjetet soci...