Sport

Zyrtare, Scalera largohet nga Roma, pas më pak se një viti te ‘verdhekuqtë’…

3 Dhjetor 2021, 11:42 Nga DOSJA
Zyrtare, Scalera largohet nga Roma, pas më pak se një viti te

ITALI – Klubi i Romës ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ku njofton ndërprerjen e marrëdhënies mes menaxherit Stefano Scalera dhe kompanisë.

Siç ishte parashikuar, ish-nënkryetari i kabinetit të Mefit do të largohet pas më pak se një viti. Por Friedkins do të vazhdojë të kryejë projektin e stadiumit të ri.

“AS Roma njofton se nga 1 janari 2022, Stefano Scalera do të largohet nga pozicioni i Drejtorit të Punëve të Jashtme, për t’u rikthyer në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Kompania falenderon menaxherin për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për rezultatet e rëndësishme të arritura në më pak se një një vit pune në klub dhe i uron suksese për vazhdimin e karrierës së tij profesionale.”

Ndërkohë, menaxheri është shprehur: “Falënderoj AS Roma, ekipin tim të preferuar, të cilin do të vazhdoj ta ndjek me pasionin e tifozit të të gjitha kohërave”,- tha Scalera.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport falënderoj as roma falenderon menaxherin për angazhimin e tij gazetari fabricio romano i uron suksese për vazhdimin e karrierës ish-nënkryetari i kabinetit të mefit klubi i romës ka lëshuar marash kumbulla te roma në ministrinë e ekonomisë dhe financave roma është pronë amerikane falënderoj as roma falenderon menaxherin për angazhimin e tij gazetari fabricio romano i uron suksese për vazhdimin e karrierës ish-nënkryetari i kabinetit të mefit klubi i romës ka lëshuar marash kumbulla te roma në ministrinë e ekonomisë dhe financave roma është pronë amerikane

Sondazh

Poll