Sport

“Koha e duhur për t’u larguar”, Carrick ikën nga United: “15 vite të pabesueshme!”

3 Dhjetor 2021, 10:57 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshja e fituar mbrëmë kundër Arsenalit (3-2) me një dygolësh të Ronaldos ishte e fundit e Michael Carrick me Manchester United. Ish-zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer, i cili u bë trajner i përkohshëm pas shkarkimit të norvegjezit dhe deri në ardhjen e Ralf Rangnick, në fakt ka vendosur të largohet nga klubi (ku kishte ardhur 15 vjet më parë). Trajneri 63-vjeçar gjerman të dielën do të debutojë kundër Crystal Palace.

“Qëndrimi im në këtë klub të madh, – është shprehur Carrick, – do të konsiderohen gjithmonë në vitet më të mira të karrierës sime. Kur nënshkrova për herë të pare, mbi 15 vjet më parë, edhe në ëndërr nuk mund t’a imagjinoja kurrë se do të fitoja kaq shumë trofe. Dhe sigurisht nuk do t’i harroj kurrë kujtimet fantastike, si lojtar dhe si anëtar i stafit stërvitor. Megjithatë, pas shumë reflektimeve, kam vendosur që është koha e duhur që unë të largohem klubi.”

Edhe Manchester United, padyshim që e përshëndeti ish-mesfushorin 40-vjeçar, përmes një shënimi nga drejtori i futbollit, John Murtough: “Pas 15 vitesh shërbimi të jashtëzakonshëm si lojtar dhe trajner, Michael largohet nga klubi me urimet më të sinqerta dhe më të mira nga të gjithë. Ndërsa jemi të trishtuar që e shohim të largohet, ne e respektojmë dhe e kuptojmë vendimin e Michael.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eksperiencën te united manchester united mbrëmë kundër arsenalit michael carrick me manchester united ole gunnar solskjaer ralf rangnick eksperiencën te united manchester united mbrëmë kundër arsenalit michael carrick me manchester united ole gunnar solskjaer ralf rangnick

Sondazh

Poll