Sport

Humbi kontrollin e makinës, lojtari përplas gardhin e çerdhes: prindër të tërbuar

3 Dhjetor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Humbi kontrollin e makinës, lojtari përplas gardhin e çerdhes:

ANGLI-Aksident i keq për Kortney Hause. Lojtari i Aston Villa-s ishte rrugës për në Villa Park, kur Lamborghini Urus V8 doli nga rruga. Hause humbi kontrollin e makinës së tij për shkak të sipërfaqes së lagësht të rrugës. Lamborghini i tij prej 210,000 eurosh depërtoi në gardhin e një çerdhe në Aston, një lagje e Birminghamit, vetëm 25 minuta para se nxënësit të fillonin të dilnin në oborr.

Fatmirësisht Hause nuk plagosi askënd, por, siç shpjegon babai i një nxënësi në Sun, ishte një fat i madh.43-vjeçari Sabbir Ahmed pranoi se, pasi pa gjendjen e makinës, kishte frikë se kishte viktima: “Vajza ime dhe një mori fëmijësh qëndrojnë në qoshe para portave para dhe pas shkollës. Ishte fat që askush nuk u vra. Të gjithë dridheshin nga ajo që mund të kishte ndodhur. Kur pashë rrënojat mendova se duhet të kishte trupa. Në një orë tjetër të ditës,kushdo mund të ishte vrarë”.

Dëshmitarët thanë se Hause, pas aksidentit, është shfaqur i shtangur dhe i tronditur edhe për shkak se nga përplasja i kanë shpërthyer airbag-ët e Lamborghini-t. Të pranishmit thirrën policinë dhe oficerët e mbërritur në vendngjarje folën me lojtarin. Në maj, Hause kishte pasur probleme me policinë. Mbrojtësi, në fakt, kishte treguar se efektivët e kishin ndaluar për shpejtësi, por ai i ishte lutur ta linin të largohej.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli aston villa angli aston villa

Sondazh

Poll

Sport 3 Dhjetor 2021, 12:04

Policia serbe bllokon klubin kosovar në kufi…

KOSOVE – Mbrëmë policia serbe ka kthyer në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë,  klubin e hendbollit nga Peja, “Besa Famgas”.Lajmi u publikua në rrjetet soci...