Sport

“Ibra, ti bëre një m**”! Fjalët e Allegrit që u kthyen në “luftë” te Milan: Mos më..

3 Dhjetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
“Ibra, ti bëre një m**”! Fjalët e Allegrit që u

MILANO-Zlatan Ibrahimovic është lideri teknik dhe emocional i një Milani që i është rikthyer identiteti dhe këtë sezon po bën mjaft mirë, sa tashmë e sheh kreun -1 pikë larg. Sulmuesi suedez është rikthyer pas në kohë dhe ka përmendur përplasjen që ka pasur me Allegrin në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Milanit.

Shkak për këtë ka qenë qendrimi i trajnerit italian pas një humbjeje 3-0 kundër Arsenalit. Kuqezinjtë luajtën ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League ndaj Arsenal në Angli, me takimin e parë që kishte përfunduar me shifrat 4-0 për skuadrën nga Milano.

Ibra tregon kështu se çfarë ndodhi pas ndeshjes dhe sipas tij nuk ka qenë festë në dhomat e zhveshjes. Nuk ishte sepse ishte ai që e transformoi atë në diçka tjetër, pothuajse në një luftë të botëve, kundër trajnerit të atëhershëm të kuqezinjve, Massimiliano Allegri.

“Ne kishim humbur 3-0 ndaj Arsenalit dhe Allegri ishte i gjithë i lumtur. Është e vërtetë që ne e kishim kaluar raundin, por nuk kishte asgjë për të qeshur, dhe unë ia vura në dukje – tha Ibra për Gazzetta dello Sport – Allegri  u përgjigj: Ti, Ibra, mendo për veten tënde, që bëre m**.

Unë iu përgjigja se e kishte bërë ai m**** nga frika se kishte sjellë dy portierë në pankinë… Allegri është shumë i zoti në menaxhimin e dhomave të zhveshjes, por duhej të kishte më shumë guxim: të shkonte në Real Madrid, të konkurronte kundër jashtë. Në vend të kësaj ai bëri zgjedhjen komode”, ka thënë Ibrahimovic. Mentaliteti fitues, quhet: arsyeja pse në moshën 40 vjeçare totemi suedez ka ende dëshirën për të vazhduar në nivelet më të larta.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri ibrahimovic milan allegri ibrahimovic milan

Sondazh

Poll

Sport 3 Dhjetor 2021, 12:04

Policia serbe bllokon klubin kosovar në kufi…

KOSOVE – Mbrëmë policia serbe ka kthyer në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë,  klubin e hendbollit nga Peja, “Besa Famgas”.Lajmi u publikua në rrjetet soci...