Sport

Ronaldo festoi fitoren në rrjetet sociale, kapiteni kundërshtar i vendos… like

3 Dhjetor 2021, 13:34 Nga DOSJA

ANGLI– Skuadra e Arsenalit humbi 3-2 në Old Trafford ndaj Manchester United. Një sukses që u vendos me dy golat e Cristiano Ronaldos dhe një të Bruno Fernandes.Pas bilbilit të trefishtë portugezi festoi fitoren në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto të tij në Instagram, të realizuar teksa festonte golin e dytë kundër Arsenalit dhe shkruan:

“Mendja jonë është tashmë në ndeshjen e radhës, nuk kemi kohë për të festuar! Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme. për t’u rikthyer në rrugën e duhur por ka ende shumë për të bërë para se të arrijmë në destinacionin tonë. Urime të gjithë bashkëlojtarëve të mi, shpirt i madh sonte! Dhe një falënderim i veçantë për tifozët tanë, ne nuk mund ta kishim bërë pa ju”.

Një postim klasik për të festuar fitoren. Por për habinë e shumë tifozëve, një like erdhi nga kapiteni i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang. Një e tillë u vu re menjëherë nga fansat më të vëmendshëm. Eshtë e panevojshme të thuhet se shumë tifozë të Arsenalit nuk e vlerësuan fare gjestin. Gafë? Gabim? Nuk dihet, debati është i hapur…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenal cristiano ronaldo manchester united arsenal cristiano ronaldo manchester united

Sondazh

Poll

Sport 3 Dhjetor 2021, 12:04

Policia serbe bllokon klubin kosovar në kufi…

KOSOVE – Mbrëmë policia serbe ka kthyer në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë,  klubin e hendbollit nga Peja, “Besa Famgas”.Lajmi u publikua në rrjetet soci...