Sport

Al-Khelaïfi falënderon presidentin Ceferin: “Nuk po flas për përralla”…

3 Dhjetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Al-Khelaïfi falënderon presidentin Ceferin: “Nuk po flas

FRANCE Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, numri një i ECA (Shoqata e Klubeve Europiane), në fund të mbledhjes së bordit të drejtorëve të organizatës, foli sërish për Superligën.

Refuzim i mprehtë për krijimin e mundshëm të një kompeticioni të ri alternativ: “Nuk do të flas shumë për Superligën. Nuk më pëlqen të flas për ata që tregojnë përralla dhe dështime. Së bashku kemi mbrojtur interesat e futbollit europian për të gjithë: për lojtarët, klubet, ligat, federatat kombëtare dhe mbi të gjitha tifozët”.

“Ne jemi mbështetur në vendosmërinë dhe forcën e presidentit Ceferin, – vazhdoi presidenti i PSG-së. – Të gjithë duhet ta dini, se presidenti Ceferin ka qenë i bindur nga fillimi për dështimin e Superligës. Ne folëm herët në mëngjesin e 18 prillit dhe ai tha se do të fitojmë. Dhe e bëmë. Faleminderit president Ceferin.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport klubet ligat nasser al-khelaifi numri një i eca për lojtarët presidenti ceferin presidenti i psg-së presidenti uefa-s superligën superligën e europës klubet ligat nasser al-khelaifi numri një i eca për lojtarët presidenti ceferin presidenti i psg-së presidenti uefa-s superligën superligën e europës

Sondazh

Poll