Sport

Inter-Eriksen, e ardhmja e shkruar? Vendimi do të vijë javët në vijim

3 Dhjetor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Inter-Eriksen, e ardhmja e shkruar? Vendimi do të vijë javët

ITALI-Lajmi i rrjedhur dje bëri të gjithë të buzëqeshin, në ambientet e Interit dhe më gjerë: Christian Eriksen ka rifilluar stërvitjen me top. Rikthimi i tij në fushë me fanellën e kampionëve të Italisë, megjithatë, mbetet një mundësi shumë e largët dhe Corriere dello Sport, në edicionin e sotëm, shpjegon arsyen.

“Ai ka ende defibrilatorin dhe për momentin duket e ndërlikuar që mund ta heqë, në fakt ai po përgatitet të largohet nga Seria A, duke qenë se në Itali, në kushtet aktuale, nuk do të marrë të drejtën të luajë.

Coni tashmë ka në dorë dosjen me atë që i ndodhi danezit dhe do të vendosë për këtë çështje. Kur? Ndoshta në janar. Vetëkuptohet, megjithatë, se ai nuk do të japë miratimin e tij për rikthimin në fushë me fanellën e Interit. Çfarë do të ndodhë në atë moment me kontratën që lidh Eriksen me klubin zikaltër?

Duhet të zgjidhet, me një humbje kapitali në bilanc dhe një kursim në pagë. Palët do ta trajtojnë këtë çështje në javët në vijim”. Christian Eriksen dhe Inter është një histori e destinuar për të përfunduar shumë shpejt.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eriksen inter eriksen inter

Sondazh

Poll

Sport 3 Dhjetor 2021, 12:04

Policia serbe bllokon klubin kosovar në kufi…

KOSOVE – Mbrëmë policia serbe ka kthyer në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë,  klubin e hendbollit nga Peja, “Besa Famgas”.Lajmi u publikua në rrjetet soci...