Sport

Laçi 5 gola Dinamos, “nëndetësja” e Shkëmbit fut ujë kudo! Kryeqytetasit turpërohen

3 Dhjetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Laçi 5 gola Dinamos, “nëndetësja” e Shkëmbit

KURBIN-Pas dy ndeshjeve rradhazi pa fitore, skuadra e Laçit i nxjerr inatin Dinamos. Në javën e 11-të të Kategorisë Superiore kurbinasit drejtuar nga Mirel Josa fiton me shifrat 5-0.Shifrat u hapën në minutën e 6′ me Guindo ku shmangu dhe portierin Bakaj duke realizuar të parin për bardhezinjtë.

Në pjesën e dytë u rezervuan gjithsej 4 gola të tjerë për Laçin, ku Zarubica shënoi në të 54′, Shehu në minutën e 60′ dhe dy golat e shpejtë në minutat 73′ dhe 76′ nga Guindo dhe Lushkja që mbylli llogaritë e këtij takimi.

Me këtë sukses Laçi ngjitet në vendin e 4 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e 6 në kuotën e 13 pikëve, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 19 gola të pësuar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo laçi dinamo laçi

Sondazh

Poll

Sport 3 Dhjetor 2021, 12:04

Policia serbe bllokon klubin kosovar në kufi…

KOSOVE – Mbrëmë policia serbe ka kthyer në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë,  klubin e hendbollit nga Peja, “Besa Famgas”.Lajmi u publikua në rrjetet soci...