Aktualitet

Moti i keq!Pezullohet lundrimi në Vlorë, fshati në Korçë pa drita, Shkodra në alert

3 Dhjetor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Moti i keq!Pezullohet lundrimi në Vlorë, fshati në

TIRANË– Ditën e sotme rikthehen reshjet e shiut me intensitet dhe dëborë në zonat malore. Përmirësim do të ketë në orët e vona të mbrëmjes mirëpo reshjet do të jenë prezente dhe në ditët në vijim.

Përkeqësimi i motit, i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës. Sipas kapitenerisë janë njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 03.12.2021.

Moti i keq ka sjellë problemet e para në furnizimin me energji elektrike. Mësohet se fshati Panarit në Korçë prej disa orësh tashmë është pa energji elektrike. OSHEE ka dërguar punonjësit e saj në zonë për të riparuar problemin dhe për të rikthyer energjinë për banorët.

Ndërkohë, probleme ka pasur edhe në Shkodër, ku sipas Prefektes së Qarkut, Majlinda Angoni, shprehet se jemi në situatën e emergjencave të stinës dimërore, teksa shton se, reshjet e borës kanë mbuluar gjithë Qarkun e Shkodrës dhe ka pasur vështirësi në segmente të ndryshme, sidomos në aksin Bogë-Qafë Thore-Theth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, iu bën thirrje përdoruesve të rrugës të kenë kujdes. ARRSH fton drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të ditës do të paraqitet me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit por dëborë në zonat malore. Këto kushte mbeten deri vonë në mbrëmje kur moti fillon përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C. Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Reshjet e dëborës/Probleme të mëdha në Berat dhe Skrapar, bllokohen disa rrugë

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi, leshterikët zaptojnë shëtitoren e qytetit

FOTO/Rrugët kthehen në ‘lumenj’ në Shkodër, qytetarët nuk dinë ku të vënë këmbën

Shiu e bora sjellin problemet e para në Shkodër, flet Prefektja: Jemi në emergjencë!

FOTO / Moti i keq, probleme edhe në Tropojë, rënie masive inertesh në disa akse

Moti i keq sjell problemet e para / Fshati Panarit në Korçë pa energji elektrike

Moti i keq në vend, ARRSH apel shoferëve: Këto janë akset ku duhet të bëni kujdes!

Sinoptikanja paralajmëron: Dhjetori kthen dimrin e para viteve ’90 në Shqipëri

Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë! Trageti nga Italia 7 orë me vonesë

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll