Aktualitet

36.4 milionë lekë të ardhura të padeklaruara, KPK konfirmon në detyrë Arben Dostin

3 Dhjetor 2021, 13:51 Nga DOSJA
36.4 milionë lekë të ardhura të padeklaruara, KPK konfirmon

TIRANË – Është shpallur sot vendimi i Komisionit të Pavarur të Kuafikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Gjatë seancës dëgjimore më 25 nëntor, Dosti dha shpjegime për barrën e provës të provojë 36.4 milionë lekë të ardhura të padokumentuara, për të cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha para fillimit të detyrës.

Në seancë u evidentua edhe një raport negativ i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, por Komisioni sqaroi se nuk ka gjetur prova për kontakte të papërshtatshem të subjektit me krimin e organizuar. Gjyqtari Arben Dosti e hodhi poshtë raportin e DSIK-së dhe u shpreh i hapur ndaj çdo hetimi për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për gjyqtarin Dosti u krye nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Arben Dosti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe deri në korrik të vitit 2014 kreu stazhin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga tetori 2015 kur u emëra si gjyqtar e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben dosti gjykata jep vendimin komisioni i pavarur i kualifikimit arben dosti gjykata jep vendimin komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll