Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Reshjet e dëborës/Probleme të mëdha në Berat dhe Skrapar, bllokohen disa rrugë
3 Dhjetor 2021, 14:15Nga DOSJA
SKRAPAR – Reshjet e dëborës me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në Qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë.
Sipas të dhënave, rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhira. Në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24 orësh janë pa drita 4 fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq. Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.
TIRANË-Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të dhjetorit u mbaron dhe mandati 1 vjeçar, ndaj sot në KED hidhet shorti për anëtar...
TIRANË – Policia Rrugore njofton se, në kuadër të sigurisë në rrugë janë arrestuar 29 drejtues mjetesh dhe janë hequr 138 patenta. Policia bën me dij...
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismaili, me argumentin se ka nevojë për hetime shtes...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur kancelaren Angela Merkel për largimin pas 16 vitesh nga pushteti. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto me ...
MAT -Një 47-vjeçar nga Mati me inicialet U.C është arrestuar nga policia se ka kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur. Burri dyshohet se ka kryer marëdh...
SHKUP- Ditën e sotme në Shkup kanë mbërritur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga djegia e autobusit në autostradën e Strumës në bu...
TIRANË – Në një kohë kur pandemia ka ‘paralizuar’ botën, aktivisti dhe ambientalisti, Sazan Guri thotë se virusin e quan grip, ndërsa shtoi me se ai ...