Aktualitet

Reshjet e dëborës/Probleme të mëdha në Berat dhe Skrapar, bllokohen disa rrugë

3 Dhjetor 2021, 14:15 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës/Probleme të mëdha në Berat dhe

SKRAPAR – Reshjet e dëborës me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në Qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë.

Sipas të dhënave, rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhira. Në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24 orësh janë pa drita 4 fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq. Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq!Pezullohet lundrimi në Vlorë, fshati në Korçë pa drita, Shkodra në alert

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat moti i keq ne shqiperi skrapar berat moti i keq ne shqiperi skrapar

Sondazh

Poll