Aktualitet

U largua pas 16 vitesh pushtet, Rama përshëndet Merkel: Paç mbarësi e shëndet!

3 Dhjetor 2021, 12:44 Nga DOSJA
U largua pas 16 vitesh pushtet, Rama përshëndet Merkel: Paç

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur kancelaren Angela Merkel për largimin pas 16 vitesh nga pushteti. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto me Merkel duke i uruar një jetë të mirë dhe me shëndet.

POSTIMI I RAMËS:

Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës

Kancelarja Angela Merkel ka përfunduar mandatin pas 16 vitesh në krye. Ditën e djeshme u organizua një ceremoni e përfundimit të mandatit. Merkel nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe është shfaqur e prekur sidomos në momentin që po luheshin këngët e saj. Në përfundim të ceremonisë Merkel është parë teksa largohet e buzëqeshur mes duartrokitjesh me një trëndafil të kuq në dorë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike angela merkel edi rama angela merkel edi rama

Sondazh

Poll