Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për Qerim Ismailin, GJKKO rikthen dosjen për hetime

3 Dhjetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
SPAK përfundon hetimet për Qerim Ismailin, GJKKO rikthen dosjen

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismaili, me argumentin se ka nevojë për hetime shtesë, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për kalimin për gjykim të çështjes.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi. Gjetjet iu dorëzuan KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet qerim ismaili qerim ismaili

Sondazh

Poll