Aktualitet

Tragjedia në Bullgari/Mbërrijnë 45 trupat e pajetë, priten me kurora me lule

3 Dhjetor 2021, 07:10 Nga DOSJA
Tragjedia në Bullgari/Mbërrijnë 45 trupat e pajetë, priten

SHKUP- Ditën e sotme në Shkup kanë mbërritur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga djegia e autobusit në autostradën e Strumës në bullgari. Mëngjesin e sotëm me dy helikopterë ushtarakë në Shkup kanë mbërritur viktimat.

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, ka njoftuar se trupat e pajetë do të sillen me dy avionë transportues ushtarak. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se sot do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave.

Shkak për këtë është bërë një incident që ka ndodhur në morg në Bullgari ku kamioni i cili do të çonte trupat tek aeroplanët ka qënë më i madh se dera e dlajes dhe kjo ka shkatuar një vonesë prej disa orësh. Gjithashtu ne disfavor ka qënë edhe moti i keq në Sofje, i cili ka shkatuar disa vonesa të vogla.

Të pranishëm në pritje kanë qënë Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, lindita Nikolla dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kurse nga Kosova kanë qenë Presidentja Vjosa Osmani dhe Minsitrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Bujar Osmani njoftoi se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë. Ministria e Punëve të jashtme ka bërë me dije se trupat e viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre.

Tragjedia ndodhi më 23 nëntor, aty ku një autobus i linjës Shkup-Stamboll-Shkup u përplas me trafikndarësen në autostradën e Strumës në Bullgari dhe më pas mori flakë duke u shkrumbuar për 2-3 minuta. Nga kjo tragjedi humbën jetën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë dhe mbijetuan 7 të tjerë. Prokuroria bullgare shtoi se shkak i kësaj tragjedia ka qenë gabimi njerëzor i shoferit, ndërsa ka patur aludime për kushtet e degraduara të sinjalistikës rrugore dhe kontrollit teknik të autobusit.

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

“Edhe unë jam Visari”, shokët presin trupin e pajetë të 23-vjeçarit në Shkup

Mbërrijnë trupat e 45 viktimave, zyrtarët e lartë vendosin kurora me lule

Tragjedia në Bullgari/Funksionarë të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës presin trupat

FOTO/ Pas incidentit në morg në Bullgari nis nxjerrja e 45 trupave nga aeroplanët

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni digjet autobusi maqedonas mberrijne45 trupat ne maqedoni tragjedia ne bullgari digjet autobusi maqedonas mberrijne45 trupat ne maqedoni tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll