Aktualitet

VD-Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED! Kryetari i ri zgjidhet Sokol Binaj

3 Dhjetor 2021, 10:11 Nga DOSJA
VD-Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED! Kryetari i ri

TIRANË-Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të dhjetorit u mbaron dhe mandati 1 vjeçar, ndaj sot në KED hidhet shorti për anëtarët e rinj. Ceremonia për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e kandidatëve u zhvillua në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Sipas ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbehet nga 9 anëtarë të përhershëm dhe 6 anëtarë zëvendësues. Ata u zgjodhën të gjithë me short, që u hodh në ambientet e Presidencës.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të KED u zgjodhën, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Nga Gjykata e Lartë, Sokol Binaj. Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme do te jetë Anila Leka.

Nga Gjykatat e Apelit në vend anëtarët e përhershëm të KED u zgjodhën Edlira Petri dhe Enton Dhimitri. Nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm do te jeten Arta Marku dhe Edien Kapo. Klodiana Mema (Veizi) u zgjodh anetare e KED nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë me këta anëtarë nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor të këtij viti.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ked sander simoni shorti per ked sokol binaj ked sander simoni shorti per ked sokol binaj

Sondazh

Poll