Aktualitet

Si ka qenë situata në Divjakë,Guida:E treta herë në 50 vite që deti arrin këto kuota

30 Nëntor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Si ka qenë situata në Divjakë,Guida:E treta herë në 50

DIVJAKË– Guida Divjakë ka reaguar për situatën në këtë bregdet duke bërë të ditur se janë regjistruar batica ekstreme. Në njoftimin e bërë publik bëhet me dije se kjo është hera e tretë prej 50 vitesh që deti shkon në këto kuota.

Megjithatë nga ana e Guidës sqarohet se po vijon monitorimi i statistikave dhe ndjekja e ndryshimeve të bregut si dhe e zgjatjes së bregut ranor.

“Këtë herë po ju tregojmë situatën e fenomenit klimatik te këtyre tre ditëve të fundit. Edhe këtë herë në bregdetin e Divjakës regjistrohet batica ekstreme. Është e treta herë që prej 50 vjetësh deti arrin këto kuota. Ne po vazhdojmë monitorimin për statistikat tona dhe po ndjekim ndryshimet e bregut apo edhe formimit te zgjatjes se brezit ranor që ka krijuar kufizimin e lagunës së re tashmë të mirë qartësuar. Fotoja e parë është bërë një ditë para prishjes së motit. Sot deti kishte dalë nga shtrati i tij sikur “cunam”!,”-thuhet në njoftimin e dhënë.

LAJMI KRYESOR: SITUATA- Shqipëria mbulohet nga bora! Bllokohen fshatrat, akset kalohen me zinxhirë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet guida divjakë moti i keq ne shqiperi guida divjakë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll