Aktualitet

‘Me lot në sy’/ Basha përgënjestron Metën: S’ja kërkova unë anulimin e 30 qershorit

30 Nëntor 2021, 18:45 Nga DOSJA
‘Me lot në sy’/ Basha përgënjestron Metën:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Radari Informativ”. Basha u shpreh se në fakt kërkesa presidentit i është bërë nga një palë e tretë por për asnjë moment nuk ka bërë me dije emrin. Basha këmbënguli që është në nderin e presidentin që të nxjerrë emrin e atij që ka bërë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve lokale.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. E di shumë mirë se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Është në nderin e tij që të mos gënjejë dhe të tregojë të vërtetën. Është mirë të thotë të vërtetën siç është, jo si dëshiron ai ta thotë. S’jam zëdhënësi i Metës… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar…,”-tha në fjalën e tij Basha.

Në një konferencë për shtyp, disa ditë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta tha se i kishte anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha, duke vendosur dhe një tjetër datë që nuk u zbatua më pas nga opozita, e cila braktisi dhe ato zgjedhje. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll