Aktualitet

Moti i keq në vend, Çako: Vetëm dy-tre akse kanë probleme

30 Nëntor 2021, 18:54 Nga DOSJA
Moti i keq në vend, Çako: Vetëm dy-tre akse kanë probleme

TIRANË- Kreu i Emergjencës Civile Haki Çako është shprehur se situata në vend nga bllokimet e rrugëve është në kontroll. Në një lidhje direkte me Report Tv, Çaku u shpreh se vetëm dy-tre akse rurale kanë probleme në kalimin e mjeteve.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Covili ndjek hap pas hapi gjithë situatën. Tashmë situata është nën kontroll, me përjashtim të dy tre akseve të vogla rurale, Bogë-Theth, Arrëz në Peshkoi dhe Lurë, pjesa tjetër është e kalueshme. Pothuajse të gjithë rrugët nacionale janë të kalueshme, ruralet në lartësi apo zona të thella malore janë pjesë e një investimi që duhet ti bëjnë njësitë e pushtetit vendor, por edhe strukturat dhe institucionet qendrore me kapacitete të tjera të përcaktuara në rastet kur ato kërkojnë ndihmë…”, tha Çako.

LAJMI KRYESOR: SITUATA -LIVE/ Shqipëria mbulohet nga dëbora! Akset e pakalueshme dhe lumenjtë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako moti i keq ne shqiperi haki cako moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll