Aktualitet

Berisha?Basha: Lak që përpiqet të na lidhë këmbët! 11 dhjetori? S’ka rëndësi ç’ndodh

30 Nëntor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Berisha?Basha: Lak që përpiqet të na lidhë këmbët!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar liderin historik të PD-së, Sali Berisha, si një lak që përpiqet t’i ndalojnë në luftën ndaj të ashtuquajturit, regjimi i kryeministrit Edi Rama. I ftuar për një intervistë në “Radari Informativ”, Basha përsëriti edhe njëherë se kishte marrë vendimin ndaj Berishës në përputhje me vullnetin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke marrë përsipër sipas tij, kosto të mëdha personale. Ndërkohë që shtoi se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, i thirrur nga Berisha, nuk ka asnjë rëndësi për të.

“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjejë e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD. Ajo që kam thënë është formuluar me kujdesin maksimal, bindja ime, interesi as i Berishës dhe as Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD-së që është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën. Janë të gjitha hipoteza unë kam marrë vendimin me kostot me të larta personale për hir të PD dhe demokratëve. Unë nuk kam ndërmend të pështy në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Nuk i komentoj vendimet e DASH. Keni kërkuar që të shihni prova? Asgjë që ka të bëjë me vendimin nuk mund të komentohet. Sa i takon vendimit, pyetjet drejtojani atyre që kanë marrë vendimin. Nuk do ta komentoj, se vendimet bazuar në atë vendim janë marrë. Përgjegjësia ime është të përballem me regjimin, e jo me një lak që përpiqet të na lidhë këmbët. Votëbesim për mua? Nuk ka rëndësi çfarë ndodh më 11 dhjetor, ne kemi Kuvendin më 18. Vullneti i demokratëve kanalizohet nëpërmes statutit që ajo që duan demokratët të marrë formë,”-tha Basha.

Po ashtu, Basha deklaroi se Kuvendi do të mbahet në datën 18 Dhjetor bazuar në statutin e partisë, duke shtuar se nuk mund të ketë as statute dhe as Kuvende paralele.

“Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me 11 Dhjetor se PD e ka Kuvendin me 18 Dhjetor. Strukturat e PD kanë qenë gati duke pritur dorëzimin e kërkesave. Nuk ka ndodhur. Dhe për t’iu përgjigjur interesit qoftë edhe të 5 demokratëve se nuk e dimë sa janëq se janë të mbyllur në kasafortë, vendosëm thirrjen e Kuvendit me 18 Dhjetor. Unë vij sot nga takime me dhjetëra demokratë që i kam të përditshme. Unë konsideroj edhe zërin e një demokrati të vetëm. E rëndësishme është të kuptohet që vullneti politik i demokratëve kanalizohet përmes statutit nga vota e tyre. Kjo ka ndodhur sa herë kemi pasur Kuvende dhe do të ndodhë edhe më 18 Dhjetor,”-shtoi ai. 

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll