Aktualitet

Moti i keq/ Situata e hidrovorëve, Krifca: Po shkojmë drejt normalizimit

30 Nëntor 2021, 18:36 Nga DOSJA
Moti i keq/ Situata e hidrovorëve, Krifca: Po shkojmë drejt

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca  ka bërë me dije përditësimin mbi situatën sipas qarqeve. Sipas saj, gjendja në të tre hidrovorët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Durrës, paraqitet e mirë dhe pompat janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i ujit ka pësuar tërheqje. Në Hidrovorët Hamallaj dhe Synej, niveli i ujit është 45 cm, teksa në Greth është 30 cm, pra në nivele të ulëta.

Në Fier, situata e niveleve të ujit në lumenj po shkon drejt përmirësimit. Vazhdon ulja e niveleve të ujit në lumenjtë Vjosa, Shkumbin, Seman, Pavlla, Kalasa, Drinos dhe Shushica, niveli i cilëve ka pothuaj 24 orë që është brenda shtratit. Gjendja elektro-mekanike ne hidrovorët Terbuf, Karavasta, Divjakë, Povelçe, Seman, Akerni, Orikum, Çukë e Butrint është në gatishmëri të plotë.

Qarku Korçë vijon pa reshje, me temperatura të ulëta nën 0 gradë. Fusha e Maliqit pa asnjë pasqyrë uji deri në këto momente. Hidrovori Tushemisht, aktualisht nuk po punon, pasi niveli i ujit është në minimum. Në qarkun Berat, janë ndalur reshjet që prej mesditës. Hidrovori Konisbaltës nuk është në punë, pasi kuotat janë në minimum dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.

Qarku Elbasan që prej mesditës vijon pa reshje. Niveli i Shkumbinit në hidrometri tregon një rënie me 50 cm nga piku i djeshëm. Situata tashmë është e qetë dhe joproblematike, duke shkuar në normalizim në të tre qarqet. Situata në qarqet Lezhë, Shkodër e Kukës është pa probleme e po shkon drejt normalizimit.

LAJMI KRYESOR: SITUATA -LIVE/ Shqipëria mbulohet nga dëbora! Akset e pakalueshme dhe lumenjtë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca moti i keq ne shqiperi frida krifca moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll