Aktualitet

Akademia e Sigurisë, nesër kryhet testimi i aplikantëve (DETAJE)

30 Nëntor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Akademia e Sigurisë, nesër kryhet testimi i aplikantëve (DETAJE)

TIRANË – Policia e Shtetit bëri me dije se nesër do të kryhet në dy orare testimi me shkrim për personat që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Kolegjin e Policisë së Akademisë së Sigurisë. Testimi do të bëhet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në njoftimin e publikuar në faqen e saj zyrtare thuhet se aplikantët nga Tirana, Durrësi, Berati dhe Vlora do të kryejnë testimin në orën 07:00, kurse grupi tjetër (Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër) do të testohen në orën 12:00.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Ky testim kryhet për përzgjedhjen e personave që do të ndjekin studimet në Akademinë e Sigurisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e sigurise policia e shtetit akademia e sigurise policia e shtetit

Sondazh

Poll