Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Astir/ ILD nis të verifikojë lirimin nga burgu të Mihasit

30 Nëntor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Astir/ ILD nis të verifikojë lirimin

TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur të verifikojë lirimin nga burgu të Erigers Mihasit. Në një artikull të publikuar nga gazetari Elton Qyno është bërë me dije se avokati i të ndjerit ishte Edison Hasanbashaj. Por i njëjti person ishte dhe avokati personal i prokurorit të çështjes, Emëror Kasaj, në një çështje penale që flet për mashtrim dhe që aktualisht ndiqet nga prokuroria e Tiranës.

Prej vitit 2019, periudhë kur është arrestuar dhe Erigers Mihasi, prokurori Kasaj, ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, shtetasin Maurizio Lombi, duke e akuzuar këtë të fundit për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Për këtë rast është vënë në dijeni dhe Inspektoriati i Lartë Drejtësisë, ka nisur verifikimet shkresore për të mësuar, nëse ka pasur interpretim të gabuar të provave nga prokurori i çështjes, Emëror Kasaj, për të nxjerrë nga burgu Erigers Mihasin, i cili u qëllua për vdekje pak kohë më parë.

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u qëlluan për vdekje në zonën e Astirit më 13 shtator, brenda “Audi”-t me ngJyrë të bardhë me targa “AA 008 EM”, i cili ishte në lëvizje. Atentatorët qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje e llojit “Toyota”, e targa AA 532 ON që rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në korrik të kësaj vere. Ky ,mjet, por i djegur është e vetmja gjë që kanë lënë autorët pas.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edison hasanbashaj emeror kasaj erigers mihasi edison hasanbashaj emeror kasaj erigers mihasi

Sondazh

Poll