Aktualitet

Ankorohet pas më shumë se 6 orësh trageti në Vlorë, pasagjeri: Disave u ra të fikët

30 Nëntor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Ankorohet pas më shumë se 6 orësh trageti në Vlorë,

TIRANË– Trageti i linjës Brindisi-Vlorë është ankoruar në port pas më shumë se gjashtë orësh qëndrim në det të hapur për shkak të motit të keq. Në deklarata për mediat, vetë pasagjerët ek anë konsideruar skandaloze faktin që i kanë lënë që të qëndrojnë në target në ato kushte. Një prej 129 pasagjerët tha se ka pasur edhe persona që u ka rënë të fikët nga mungesa e medikamenteve dhe se s’kishte kush tu vinte në ndihmë pasi nuk kishte as mjekë dhe as infermierë.

“Skandaloze, skandaloze, kur këta zotërinjtë ep anë që ai trageti erdhi na mori, e panë detin që ishte i acaruar, pse u nisën,”- tha njëri.

“Ku rrihej aty,”- tha një tjetër.

“Familjet janë bërë merak të gjithë,”- shtoi një tjetër pasagjer.

“Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun. Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët,”- tha dhe një tjetër pasagjer.

LAJMIKRYESOR: Shqipëria ‘mbulohet’ nga dëbora! Rruga e Arbrit e pakalueshme, rrezikohet Vjosa

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi trageti brindisi-vlore moti i keq ne shqiperi trageti brindisi-vlore

Sondazh

Poll