Aktualitet

EMRAT + POSTET/ Ndyshime në Policinë e Beratit, ndërrohen shefat

30 Nëntor 2021, 15:31 Nga DOSJA
EMRAT + POSTET/ Ndyshime në Policinë e Beratit, ndërrohen shefat

BERAT– Drejtoria e Policisë së Beratit ka pësuar ndryshime. Konkretisht, drejtori i DVP Berat, Edmond Tarkaj ka emëruar zëvendësdrejtor të rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri. Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë. Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami, ndërsa shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda. Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës. Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat,Kuçovë e Dimal.

Njoftimi zyrtar:

– Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

– Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

– Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.

– Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

– Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat,Kuçovë e Dimal.

-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e policise se beratit edmond tarkaj policia e beratit drejtoria e policise se beratit edmond tarkaj policia e beratit

Sondazh

Poll