Aktualitet

Nostradamus parashikon 4 ngjarje për vitin 2022; Njëra prej tyre i trembi të gjithë

30 Nëntor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Nostradamus parashikon 4 ngjarje për vitin 2022; Njëra prej tyre i

FRANCË– Një nga profetët më të famshëm dhe sigurisht më popullorët është francezi Michel de Nostradamus, i cili ka lënë pas edhe një parashikimi për vitin 2022.  nuk e ka anashkaluar vitin 2022 në vizionet e tij. Ajo që Nostradamus ka parashikuar për vitin 2022 ka shqetësuar banorët e planetit Tokë, pasi paralajmëron 4 ngjarje që do të shënojnë vitin që vjen. Ngjarja e parë ka të bëjë me një goditje të mundshme asteroidi. Në dy vende, Nostradamus tha se planeti Tokë do të tronditej “nga një goditje nga qielli, e cila do ta bënte natën të dukej si ditë për shkak të dritës së fortë”.

Interpretuesit pajtohen se kjp është pa mëdyshje një goditje e mundshme asteroidi, pasi edhe NASA paralajmëroi kohët e fundit për këtë mundësi në 2022. Ky është gjithashtu vizioni më dramatik i Nostradamus për vitin në vijim.

Vizioni i dytë i Nostradamus ka të bëjë me inflacionin në botë. Në vizionet e tij për vitin 2022, ai theksoi se njerëzit do të humbasin vlerat që zotërojnë, sepse gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe nuk do të kenë kurrë para të mjaftueshme për të paguar.

Ngjarja e tretë që mund të shënojë vitin 2022 është inteligjenca artificiale. Duke mos ditur se sa do të përparojë bota në shekullin e 21-të, për vitin e ardhshëm Nostradamus tha se “makinat do të marrin formën njerëzore dhe do të na tregojnë vazhdimisht se çfarë të bëjmë”. Ai saktësoi se njeriu do të përpiqej të kontrollonte makineritë, por ato mund të dilnin jashtë kontrollit dhe të na merrnin jetën.

Së fundi, është vizioni i katërt i Nostradamusit, me karakter mjaft lokal. Francezi pa probleme serioze në vendin e tij në vitin 2022. Ai pohoi se Franca do të preket nga një numër i madh zjarresh dhe thatësirash të paprecedentë, por edhe përmbytjet do të preknin vendin.

“Qindra mijëra njerëz do të mbeten pa çati mbi kokë,”- tha profeti më i famshëm i të gjitha kohërave, i cili, nuk përmendi epidemitë për vitin 2022. Nostradamus u bë i njohur dhe i besueshëm (të paktën për fanatikët) sepse mendohet se parashikoi se me një saktësi të jashtëzakonshme në shekullin e 16-të se çfarë do të ndodhte pas vdekjes së tij. Ai “pa” sulmin në Nju Jork më 11 shtator, ngritjen e Adolf Hitlerit, zjarrin e madh në Londër, zbulimet e Luis Pasteur, dy luftërat botërore, shpërthimet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, si dhe zbarkimin e njeriut të parë në Hënë. Por është në dorën tuaj a do ta besoni apo jo?

Marrë nga objektiv.rs

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore michel de nostradamus michel de nostradamus

Sondazh

Poll