Aktualitet

Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Dodaj: Zoti na bëri dhurata

30 Nëntor 2021, 15:10 Nga DOSJA
Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Dodaj:

TIRANË– Arjan Dodaj, arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës është shprehur se njerëzit duhet të sillen në mënyrë më të dashur me njëri tjetrin si dhe të përcjellin dashuri. Përpara mediave, Dodaj tha se popullin bashkë e mban feja dhe se qytetarët në vend që të trokasin në dyert e të tjerëve duhet të përpiqen të troksin në dyert e ndërgjegjes së tyre. 

“Zoti ka gjithmonë një mesazh shprese për në që të sjellim atë dashuri të madhe. Popullin e mban bashkë feja. është njësoj si bariu me delet. Nuk duhet të mbjellim iluzione dhe mëkate. Qasja është vërtet ajo që mendoj tani, të afrohemi me njëri-tjetrin. Shqipëria ka thesare të pazbuluara. Nuk duhet të humbasim vëmendjen sepse pandemia nuk ka kaluar. Jeta është një dhuratë. Në momentin më të madh të sprosave, një njeri nxjerr nga vetja energji të reja. Mesazhi është të mos trokasim në dyert e të tjerëve, por tek ndërgjegjia jonë. 

Është e rëndësishme që mos humbim vëmendjen që pandemi anuk ka kaluar, secili nga ne duhet të ketë kujdes, jeta është një dhuratë, po nuk e ruajtëm jetën nuk shërbejmë dot as për fenë. Një njeri ka aftësin të nxjerrë energji të reja, mesazhi është mos trokasim tek dera e tjetrit, e mira është të angazhohemi më shumë për njëri tjetrin. Ka disa ditë që më është emëruar emërimi im, unë preferova që në festën e shën andreas të bëj publik këtë vendim. Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend ure midis lindjes dhe perëndimit, ne kemi unitetin dhe harmoninë fetare. Politika shqiptare ka nevojë për të zbuluar në vetvete ekzistencën e zotit. Mesazhi është që ta dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit,”- tha imzot Dodaj ndër të tjera. 

Papa Françesku ka emëruar sot Imzot Arjan Dodaj në vendin e Imzot George Frendos, i cili ka dalë në pension. Tashmë Dodaj është Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezes Metropolitane Tirane Durrës. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjan dodaj papa françesku arjan dodaj papa françesku

Sondazh

Poll