Aktualitet

Gardisti e oficeri i policisë zbuluan policin e “FAST”, shkoi e kërkoi 7 mijë euro

30 Nëntor 2021, 15:46 Nga DOSJA
Gardisti e oficeri i policisë zbuluan policin e “FAST”, shkoi e

ELBASAN– Sokol Fana, agjenti i njësisë policore “Fast Albania”, që u arrestua në Elbasan është zbuluar nga një oficer politice, i cili shërben pranë Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe një efektiv i Gardës. Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021 ka shkuar në lokalin “S.. “ në Elbasan, që administrohet nga Klodjan H, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Sipas gazetarit Elton Qyno, në këtë moment, Klodiani, i vënë para armës, i ka kërkuar efektivët që t’i linti pak kohë vetëm sa takonte të ëmën. E pikërisht në këtë moment, Fana është prezantuar si agjent i Interpolit, duke i ofruar edhe një mënyrë alternative, për të zgjidhur “problemin” në një mënyrë tjetër. Me para!

Tavolinës ku ishte ulur, Klodjani dhe Sokol Fana, i është bashkuar dhe një shok i Klodianit, E. V. Të dy kanë vazhduar bisedën me agjentin e Interpolit, duke i ofruar 7 mijë euro. Por Klodjani duke dyshuar te ky person i ka thënë se nuk kishte para dhe se po të donte të vinte të nesërmen, sa të mund të merrte borxh lekët te persona të tjerë. Në fundtë gjihtë ranë dakord. Pasi Fana iku, Klodjani ka marrë menjëherë në telefon një të afërm që punon në nr. 4 Tiranë dhe një tjetër, i cili punon si punonjës policie në Gardën e Republikës. Të dy i kanë këshilluar që të bëntë kallëzim në Polici.

Konfimimin e ka marrë edhe nga avokati i tij në Itali, ku ky i fundit i ka thënë se ai nuk kishte ndonjë problem me drejtësinë italiane, ndryshe do ta kishte marrë vesh nga autoritetet përkatëse. Mbrëmjen tjetër, rreth orës 22:30, në ambjentet e lokalit është shfaqur sërisht agjenti i policisë Sokol Fana, i cili ka zhvilluar takim me dy personat e mësipërm, me qëllimin e marrjes së 7 mijë eurove. Klodjani, i ka thënë policit se nuk kishte para për ti dhënë dhe se ai po e mashtronte dhe të mos e vazhdojë më këtë lojë pasi, do të merrte veten në qafë.
Pas këtyre fjalëve, sipas rrëfimit të Klodjanit, personi që kishte përvallë nisi të dridhej. Pikërisht në këtë moment Klodjani, i ka dhënë në telefon kushëririn e tij, i cili i ka kërkuar që të largohej dhe të mos vazhdonte më këtë bisedë.

Por Fana nuk është larguar. Në këtë moment Klodjani deklaron se ky person i ka nxjerrë dokumentin e policisë dhe dhe në të njëjtën kohë ka marrë në telefon një person, të cilin e thërriste shef duke i thënë se Klodjani nuk e pranonte këtë zgjidhje. Në këtë moment duke parë mënyren e sjelljes së agjentit, ai i ka marrë dokumentin e policisë i cili ishte në emrin e, Sokol Fana, dhe pas ndërhyrjes së disa klientëve të tjerë të lokalit, të cilët e kanë goditur me grushta i kanë marrë dhe pistoletën dhe telefonin me të cilin fliste.
Pas kësaj situate goditjeje, Sokol Fana, është larguar nga lokali duke telefonuar shefin e zyrës së kërkimit pranë njësisë “Fast Albania”, Fatmir Alia…

“jam në Elbasan dhe më kanë sulmuar duke më marrë pistoletën (armën e shërbimit…,”-i ka pohuar Sokol Fana. Gjatë rrugës për në Elbasan në afërsi të Drejtorisë së policies, Fatmiri shpjegon se është takuar me Sokolin dhe të dy së bashku kanë shkuar në Drejtorinë e policisë Elbasan, ku është bërë denoncimi. Për të verifikuar këto pretendime, policia ka shkuar në ambjentet e lokalit për të sekuestruar pamje filmike. Edhe pse pre e një mashtrimi, Klodjan Hadërlli është arrestuar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ndërsa Sokol Fana, për akuzën e “Mashtrimit dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan fast klodjan hadërlli sokol fana elbasan fast klodjan hadërlli sokol fana

Sondazh

Poll