Aktualitet

Situata në PD,zbardhet takimi i Bashës me diplomatin gjerman:Diskutuam institucionet

30 Nëntor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Situata në PD,zbardhet takimi i Bashës me diplomatin gjerman:Diskutuam

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbarkuar sot për të zhvilluar një takim në Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe diplomatin, Peter Zingraf. Ky i fundit ka treguar vetë detaje nga takimi i sotëm, duke bërë me dije publikisht edhe temat e diskutimit mes tij dhe Bashës në zyrë. Sipas ambasadorit Zingraf, mes çështjeve që diskutohen gjithmonë, të dy kanë folur edhe për çështjen e institucioneve brenda PD-së dhe programit për të ardhmen. Ç’ka do të thotë që kanë folur për Kuvendin Kombëtar dhe aksionin e ndërrmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

“Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit. Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen,”-thuhet në njoftimin zyrtar. 

Ndërkohë që vihet re që në këtë takim me ambasadorin gjerman, Basha ka shkuar i vetëm, i pashoqëruar nga asnjë prej “të besuarve” të tij në selinë blu. 

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha takon peter zingraf lulzim basha peter zingaf basha takon peter zingraf lulzim basha peter zingaf

Sondazh

Poll